Onana gati të largohet, Interi ka 2 zëvëndësime

Futboll

Onana gati të largohet, Interi ka 2 zëvëndësime

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 15:09
Onana

Tek Inter janë ende të paqartë në lidhje me faktin se cili do të jetë portieri kryesor për sezonin e ardhshëm.

Saimir Handanoviç dhe Andre Onana janë gjithnjë në garë për një fanellë titullari, ndaj dhe klubi do të mendojë për një zgjidhje të këtij problemi.

Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, klubi po mendon të largojë portierin kamerunas Andre Onana, që erdhi me parametrin zero.

Klubi zikaltër po pret një ofertë të mirë dhe është gati ta lërë të lirë për një ofertë që kap shifrat 25-30 milionë euro.

Në rast se 26-vjeçari kamerunas do të lërë Milanon, klubi ka gati një listë me zëvendësuesit. I pari në listën e Bepe Marota është braziliani Neto, që ka luajtur me Juventus e Fiorentina, sot te Bournemouti.

Një tjetër portier në listë është turku Altaj Bajindir, që luan me Fenerbahçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat