Klopp kurioz për shpenzimet e Chelseat

Futboll

Klopp kurioz për shpenzimet e Chelseat

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 15:59
Klopp

Chelsea ishte padyshim “mbretëresha” e merkatos dimërore me “Blutë e Londrës” që shpenzuan shuma marramendëse për të transferuar në Stamford Bridge emra si Enzo Fernandez, Joao Felix, Mykhailo Mudryk apo edhe talentin e mbrojtjes Badiashile.

Të gjitha këto transferime i bëjnë shumë përshtypje trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp i cili së fundmi shprehet se nuk mund të thotë atë që mendon rreth shpenzimeve të Chelsea-t pa praninë e avokatit.

“Transferimet e Chelseat sigurisht që më bëjnë përshtypje, por nuk do të flas asgjë pa praninë e avokatit.

Këtë pjesë të biznesit nuk e kuptoj, këtu po flasim për shifra të mëdha.

Janë lojtarë të shkëlqyer ata që ka transferuar Chelsea dhe unë i uroj për këtë.

Por, ajo që nuk kuptoj është fakti se si është e mundur që të transferohen të gjithë këto emra, megjithatë nuk është në përgjegjësinë time të shpjegoj shpenzimet e klubeve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat