Mesatarja sezonale, “avullojnë” tifozët e Partizanit

Futboll

Mesatarja sezonale, “avullojnë” tifozët e Partizanit

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 13:32
Mesatarja sezonale, “avullojnë” tifozët e Partizanit

Partizani është një nga klubet me më shumë tifozë, por edhe të kuqtë e reflektojnë uljen e numrit të spektatorëve nëpër stadiume në vitet e fundit.

Derbi është e vetmja ndeshje që “thith” interesin e tifozëve, teksa në përballjet e tjera tifozët në stadium janë të paktë, edhe pse tashmë nuk po luhet më në Elbasan, por në stadiumin e ri.

Mesatarja e të kuqve në ndeshjet e këtij sezoni është 900 tifozë për ndeshje, një statistikë zhgënjyese, e ndikuar nga shumë faktorë, që do të kërkonin një analizë të gjatë për t’i nxjerrë.

Ndërkohë, në katër ndeshjet e fundit prania e tifozëve ka qenë më e ulët se 900 tifozë, ndikuar edhe nga rezultatet.

Uljen e numrit të tifozëve e reflektojnë thuajse të gjitha ekipet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat