Ajax “flakë” me Heitingan

Futboll

Ajax “flakë” me Heitingan

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 14:37
Ajax

Ajax vijon formën pozitive me John Heitingën në stolin e skuadrës

. “Harkëtarët” regjistruan fitoren e dytë radhazi në Eredivisie, teksa mposhtën me rezultatin e pastër 5-0 Cambuurin në transfertë.

Kampionët në fuqi të Holandës, e nisën menjëherë me vrull takimin dhe i zhbllokuan shifrat pas vetëm 16 minutave lojë me Dushan Tadiq pas një aksioni manual. Dominimi vazhdoi edhe për minutat në vijim dhe në të 36’ ishte Steven Berghuis që realizoi.

Holandezi realizoi në sfidën e tij të 300-të në kampionatin holandez dhe në këtë rast përfitoi në maksimum nga një asist i Kudus për të ndëshkuar vendasit me kokë.

Në pjesën e dytë, Ajax shënoi dhe tre gola të tjerë për të vulosur gjithcka dhe për të fiksuar shifrat në 0-5.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat