Tifozët nuk po e linin të ikte

Futboll

Tifozët nuk po e linin të ikte

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 16:39
Osimhen

Tifozët nuk po e linin të ikte, kaosi i Osimhen dhe Napoli që po e fiton Serinë A para kohe!

Napoli nuk ka konkurrencë në këtë sezon sa i përket fitimit të Serisë A.

Ekipi i Spaletit ka triumfuar edhe në transfertë ndaj Spezias me shifrat 0-3.

Dy gola u shënuan nga Osimhen që është kthyer në idhullin e tifozëve.

Përpara ndeshjes sulmuesi shkoi në tribuna për t’u përshëndetur me tifozët.

Por një situatë kaotike u krijua pasi ata kërkonin të gjithë foto dhe nuk po e linin Osimhen që të rikthehej në fushën e blertë.

Lojtari u kthye me dy gola të shënuara dhe tani Napoli renditet me 16 pikë më tepër sesa Interi i vendit të dyt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat