Gati oferta starosferike për të bindur Napolin

Futboll

Gati oferta starosferike për të bindur Napolin

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 12:51
Gati oferta starosferike për të bindur Napolin

Manchester United do të bëjë gjithçka për ta pasur Victor Osimhen sezonin e ardhshëm. Siç raporton “Daily Mail”, klubi anglez ka identifikuar qendërsulmuesin e Napolit për të kompletuar repartin e avancuar në “Old Trafford”.

Do të ishte trajneri holandez Ten Hag, ai që do ta shtynte klubin të “vërë bast” gjithçka për golashënuesin më të mirë aktual në Serie A.

Sipas gazetës angleze, Manchester United, i cili është në kërkim të dëshpëruar për një sulmues që mund të finalizojë sasinë e lojës së krijuar, është gati të bëjë një super ofertë për të bindur Napolin ta shesë yllin e vet më të ndritur: 107 milionë paund.

Osimhen është një vlerë e shtuar për Napolin. Nigeriani ka shkuar gjithmonë në dy shifra që nga koha kur luan në Itali. Rekordi i tij personal është 15 gola në ligë dhe, siç raporton “Gazzetta”, ai është shumë afër ta kapërcejë atë.

Këtë sezon rritja eksponenciale i takon edhe trajnerit Spalletti, i cili është fokusuar shumë në aspektin teknik dhe mendor të tij. Kundër Spezias ka shënuar edhe dy gola të tjerë, duke shkuar kështu në 8 gola në total ndaj tyre, më shumë se çdo tjetër në Itali…

Trajneri Spalletti iu tregua se si nën drejtimin e tij janë shtuar golat me kokë (13 për momentin) dhe ai e bëri të qartë se Victor, potenciali i skuadrës është për të shënuar shumë më tepër. Ajo që të bën përshtypje tek Osimhen është mentaliteti i tij, një pamje shumë e rritur.

Në ndeshjen e parafundit, pas një zëvendësimi të pavlerësuar nga publiku, e pranoi vendimin pa protesta dhe ishte ndër të parët që bëri tifo për golin e mikut të tij Simeone, i cili mori vendin e nigerianit.

Paraqitjet e shkëlqyera do ta bëjnë Osimhen të gëzohet edhe për shpërblimet: 130 mijë euro për 20 golat e shënuar, pastaj 130 mijë të tjera për çdo 5 gola të shënuar mbi atëshifer.

Deri sot, nigeriani ka shënuar  16 gola dhe i duhen edhe 4 të tjerë për bonusin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat