Manchester United hap “thesin”

Futboll

Manchester United hap “thesin”

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:34
Osimhen

Manchester United është bindur se sulmuesi kryesor i ekipit të tyre duhet të jetë nigeriani Victor Osimhen.

Qendërsulmuesi i Napolit po kalon një periudhë të jashtëzakonshme, ku për këtë sezon ai ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar 4 herë në vetëm 21 ndeshje.

Sipas mediave angleze, Ten Hag është i fiksuar pas bomberit të Napolit dhe për këtë arsye i ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë një sforco ekonomike dhe të sigurojnë shërbimet e tij.

Ten Hag ëndërron një treshe sulmi Rashford-Osimhen-Antony, ku padyshim do të ishte tepër e rrezikshme.

Mediat angleze raportojnë se Manchester United, për të De Laurentis që të heqë dorë nga Osimhen, është i gatshëm të ofrojë plot 107 milionë paund.

Thuhet se këto negociata do të nisin në përfundim të sezonit, pasi Napoli ka kërkuar të mos shpërnqendrohet nga ky moment superior që ndodhen..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat