Paga e Mancinit një nga provat kryesore

Futboll

Paga e Mancinit një nga provat kryesore

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:50
Mancini

Manchester City po përballet me një gjobë drastike dhe madje edhe përjashtim nga liga për shkak të shkeljes së rregullave të ‘Fair-Play Financiar’ të Ligës Premiere për një periudhë nëntëvjeçare. 

Lajmi u bë i ditur dje dhe shumë ekspertë besojnë se City do ta ketë të vështirë t'i shmanget kësaj çështje, ashtu siç ishte rasti me dënimin e shqiptuar më herët nga UEFA.

“Athletic” ka publikuar dokumente nga “Football Leaks” dhe burime të tjera që ishin pjesë e hetimit të Ligës Premiere, të cilat vërtetojnë se City falsifikonte shifrat në pasqyrat financiare dhe u përpoq të fshehë humbjet për të qëndruar në linjë me “Fair-Play Financiar”.

Një nga provat kryesore, sipas mediave, është ajo me Roberto Mancinin, i cili drejtoi Cityn nga viti 2009 deri në vitin 2013. Klubi raportoi se eksperti italian kishte një pagë prej 1.5 milionë euro në sezon, por u konstatua se ai mori dy milionë shtesë “nën tavolinë”.

Mancini hapi kompaninë “Italian International Services”, me të cilën kishte një kontratë me klubin Al Jazeera për shërbime këshillimore. Kompania e Mancinit lëshonte fatura tremujore për Al Jazeera, e cila i paguante atij pak më shumë se 1.9 milionë euro në sezon.

Këto prova u përdorën edhe në hetimin e UEFA-s, pas së cilës City u dënua me dy vjet përjashtim nga garat evropiane dhe 30 milionë euro, të cilat më pas u reduktuan në vetëm dhjetë milionë euro nga Gjykata Ndërkombëtare e Sporteve (CAS).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat