Kupa e Italisë, caktohen datat e gjysmëfinaleve

Futboll

Kupa e Italisë, caktohen datat e gjysmëfinaleve

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 18:38
Kupa e Italisë

Janë përcaktuar pasditen e sotme datat e gjysmë-finaleve të Kupës së Italisë, kompeticion për të cilin kanë mbetur në garë Juventusi, Interi, Fiorentina dhe Cremonese.

Kështu çifti Juventus-Inter do të luajnë aktin e parë gjysmë-final më 4 prill në orën 21:00 në “Allianz Stadium”, ndërsa Fiorentina dhe Cremonese do të zbresin në fushë 24 orë më vonë.

Nuk janë zyrtarizuar ende datat për ndeshjet e kthimit, megjithatë paraprakisht janë planifikuar për më 25 dhe 26 prill, në Milano dhe Kremona.

Kujtojmë që ndeshjet gjysmë-finale të Kupës së Italisë luhen me sistemin vajtje-kthim, ndërsa të gjithë takimet e këtij kompeticioni do të transmetohen ekskluzivisht në ekranin e SuperSport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat