Pritet të zëvendësojë Championsin

Futboll

Pritet të zëvendësojë Championsin

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 11:20
Pritet të zëvendësojë Championsin

Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi vazhdojnë të këmbëngulin në krijimin e një Super Lige Europiane dhe së fundmi raportohet se kanë kontaktuar më shumë se 50 klube që të bëhen pjesë e këtij projekti.

Siç bëhet me dije së fundmi, një version i ri është ngritur, në të cilin do të bëjë pjesë 60 deri në 80 klube, me jo të njëjtit pjesëtarë dhe me një minimum prej 14 ndeshesh për skuadër në sezon.

Kjo vjen pas një përplasje të vazhdueshme që Reali, Barça dhe Juventusi kanë pasur me UEFA-n, me A22 (kompania që do të financojë Super Ligën Europiane) që kërkon të zëvendësohet Champions-i.

Ende nuk ka detaje se si do të funksionojë kjo Super Ligë, teksa ende nuk dihet nëse klubet e propozuara kanë pranuar ose jo të jenë pjesë e këtij formati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat