Duka: Organizatë që bashkëpunon me UEFA-n

Futboll

Duka: Organizatë që bashkëpunon me UEFA-n

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 11:48
Duka: Organizatë që bashkëpunon me UEFA-n

FSHF dhe “Terre des Hommes” nënshkruan sot në orën 11:00, në sallën e Konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit të fëmijëve në futboll. I pranishëm ishte presidenti i FSHF, Armand Duka si dhe përfaqësuesja e “Terre Des Homes” në Shqipëri, Enkelejda Kallçiu.

Në fjalën e tij Duka theksoi se “Terre Des Homes” është një organizatë që ka bashkëpunim të ngushtë me UEFA-n ndërsa shtoi se me rëndësi ëshë mbrojtja e fëmijëve nga fenomenet negative.

“Organizata ka një bashkëpunim të ngushtë me UEFA-n. Marrëveshja firmoset sot, por bashkëpunimi ka filluar me informimin dhe ndërgjegësimin e Federatës.

Futbolli i fëmijëve është prioriteti ynë dhe ata duhet të jenë të shëndetshëm e të mbrojtur nga fenomenet negative. Në marrëveshje parashikohen trajnime dhe kjo do të përçohet në të gjithë klubet e futbollit në Shqipërië për të parandaluar fenomenet negative që ndikojnë te fëmijët në futboll”.

Përfaqësuesja e organizatës në Shqipëri, Enkelejda Kallçiu-

“Një kënaqësi që bashkohemi në kuadër të kësaj marrëveshje për t’i dhënë progres nismave, jemi këtu për mbështetje afatgjatë për të rinjtë që janë të angazhuar në futboll.

Fëmijët e duan futbollin dhe është një mundësi zhvillimi që ofron shumë benefite, dhe në këtë rast rriten edhe përgjegjësitë.

Është një mekanizëm për të mbrojtur grupet që janë në vështirësi.

Përgëzoj edhe FSHF për këtë bashkëpunim, duhet një ndërgjegjësim i madh dhe duhet parë si përkthehet siguria e fëmijëve në sport.

Ndërgjegjësimi duhet të jetë edhe te vetë fëmijët dhe prindërit sepse gjithçka shkon paralel, pastaj janë edhe institucionet që kontribuojnë për të siguruar dhe për të pasur të drejtat e fëmijëve në plan të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat