Berisha nuk luan në Torino

Futboll

Berisha nuk luan në Torino

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 11:56
Berisha nuk luan në Torino

Etrit Berisha është jashtë projektit teknik të Torinos dhe prej disa kohësh është jashtë skuadrës, stërvitet veçmas dhe nuk grumbullohet me skuadrën.

Arsyeja duket se ka ardhur për shkak të një kontradikte mjaft të fortë mes tij dhe trajnerit Ivan Juriç gjatë një seance stërvitore për shkak të mungesës të aktivizimit.

Portieri nuk ka luajtur asnjëherë këtë sezon as në ndeshjet e para të Kupës së Italisë me Palermon dhe Cittadella-n, ndërsa në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar portieri shqiptar ishte titullar.

Sipas gazetës torineze ‘Tuttosport’, Berisha ka kërkuar të shitet në merkaton e dimrit por Torino nuk mundi dot ti gjente një skuadër sepse Etrit Berisha përfiton 800.000 mijë euro në sezon dhe gardiani shqiptar nuk ka qenë i gatshëm të ulë rrogën.

Situata nuk është e lehtë për momentin, si Juriç, drejtuesit ashtu edhe portieri shqiptar duhet të gjejnë një marrëveshje për ta mbyllur sezonin në paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat