Me t’u rikuperuar Dushan Vlahoviç dhe teksa të gjithë presin edhe Pol Pogbanë, me shumë mundësi në dispozicion në fundjavën e ardhshme, te Juventusi është koha për ndryshim, më saktë për një ristrukturim taktik, në mënyrë që të gjithë kampionët e shumtë që më në fund po kthehen në dispozicion, trajneri Alegri t’u marrë maksimumin të gjithëve.
Gjithsesi, nëse të gjithë mendojnë se arsyeja janë Vlahoviç e Pogba, sipas asaj që raporton “TuttoSport”, lojtari nga i cili 55- vjeçari nuk kërkon që të heqë dorë është Filip Kostiç.
Anësori serb ishte i pazëvendësueshmi, duke qenë se e gjithë korsia i përkiste atij me 3-5-2, por duke parë shpejtësinë dhe saktësinë në pasim që ofron Kostiç, por edhe Di Maria e Kieza, Alegri nga dje ka nisur të punojë që të tre të mund të bashkëjetojnë në fushën e lojës dhe të rrisin dozën e rrezikshmërisë në fazën sulmuese.
Sigurisht, epiqendra e “mendimit final” do të jetë Dushan Vlahoviç, por nëse Juventusi arrin deri në zonën rivale dhe shërben siç duhet serbin, apo kërkon edhe goditjen individuale me Kiezën e Di Marian, por edhe me Kostiçin, është e sigurt se do të ketë më shumë ndeshje si ajo me Salernitanën, në të cilat takimi mbyllet dhe blindohet përpara minutës së 90-të.
Në të njëjtën kohë, ideja e bashkëjetesës mes Di Marias, Vlahoviçit, Kiezës e Vlahoviçit duket edhe një zgjedhje shumë “moderne” për të kërkuar edhe suksesin në Ligën e Europës, duke nisur nga Nanta më 16 shkurt, pasi nga ky kompeticion kalon edhe rruga më e shkurtër për të kapur Champions-in (në rast fitoreje), për sezonin e ardhshëm.