Rashford e Garnacho shmangin befasinë e radhës nga Leeds

Futboll

Rashford e Garnacho shmangin befasinë e radhës nga Leeds

Nga: K.G. Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 16:45
Pamje nga ndeshja

Manchester Utd ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 2:0 ndaj Leeds, në takimin e javës së 23-të të Premier League. 

Futbollisti Markus Rashford ka shënuar në minutën e 80-të.

Një veprim i bukur i Shaw, ka krosuar bukur dhe Marcus Rashford me kokë ka realizuar në këndin e majtë të skuadrës së Leeds, 0:1.

Në stadiumin “Elland Road” atmosferë e bukur, por Leeds kslaj radhe nuk e ka befasuar Manchester Utd sikurse me 8 shkurt në ndeshjen e mbetur kur luajtën baras (2:2) në “Old Trafford”.

Në minutën e 85-të, Alejandro Garnacho për mrekulli ka depërtuar në 16-sh, godet bukur dhe topi e prek shtyllën e djathtë dhe futet në rrjetë, 0:2.

Manchester Utd renditet në vend të dytë me 46 pikë, ka pesë me pak se lideri Arsenali dhe Leeds është në të 17-tin me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat