Protesta, vërshëllima ndaj himnit të Premier dhe mesazh ndaj hetuesve!

Futboll

Protesta, vërshëllima ndaj himnit të Premier dhe mesazh ndaj hetuesve!

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 18:27
Guardiola

Në stadiumin Etihad është mbajtur një minutë heshtje për të kujtuar Tudor Thomas, presidenti nderi i Manchester Cityt, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. 

Sigurisht, klima nuk ka qene edhe aq e qete duke qene se tifozeria e Manchester City ka thumbuar ne lidhje me hetimin qe po ndiqet ndaj klubit te tyre per falsifikim bilanci dhe provat per 100 shkelje dhe rreziku i denimit me pike ose perjashtim nga Premier…

“Ne jemi Man City, do të mashtrojmë kur të duam” është thirrja e degjuar ne stadium nga tifozeria e Man City.

Ajo ka vazhduar me këngë për Sheikh Mansurin dhe Mancinin tashmë nga tifozeria e Citiznes.

Jo me kot, tifozeria e City ka vershellyer himnin e Premier League perpara se te niste ndeshja. Nje shenje proteste kjo teksa me pas eshte shfaqur edhe nje pankarte e madhe ku shkruhej: “Panick ne rruget e Londress”…

Tifozët e Cityt me një mesazh mbështetjeje për avokatin (quhet Panick) që klubi ka caktuar për t’i përfaqësuar ata në çështjen e tyre kundër Premier League…

Menjehere ndeshja ka nisur ne disheze per Manchester City teksa ka shenuar ne goditje kendi Rodri, duke kercyer me koke ne shtyllen e pare dhe devijuar ne rrjete. Me pas do te ishte Dibu Martinez ai qe do te bente nje superpritje ndaj Gundogdan.

Pikerisht gjermani do te shihte t’i hiqej nje gol per faull ne sulm te Haaland ndaj portierit argjentinas qe mbeti edhe i demtuar per nje minute pert’u cuar me pas…

Pas nje pjese te pare te dominuar, Gundogan megjithate ka gjetur edhe golin e 2-0 ne minuten e 39-te. Eshte Haaland ai qe i vjedh kohen mbrojtesit qe gabon duke e kthyer me koke mbrapa topin.

Norvegjezi vrapon dhe pasi pret qe te futet ne shtyllen e dyte Gundo asiston per rezultatin 2-0. Ne fund te pjeses se pare Mahrez do te rrumbullakoste shifrat ne 3-0 duke mbyllur diskutimin me penallti.

Prag ndeshja – Jane 46 pikë të grumbulluara deri më tani nga Manchester City, i treti në renditje pas Manchester United dhe Arsenal. Qytetarët ranë ndaj Tottenhamit 1-0 në javen e fundit para kesaj. Goli i firmosur nga Harry Kane ishte vendimtar.

Aston Villa nuk e ka mposhtur Manchester Cityn në Premier League që nga sezoni 2013-2014.

Me atë rast Villans arritën të triumfojnë ndaj formacionit të udhëhequr nga Pellegrini për 3-2.

Madje një sukses jashtë fushe ka munguar që nga prilli i vitit 2007, kur Aston Villa arriti të mposhtë Citizens 0-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat