Ancelotti: Moment i rëndësishëm i sezonit

Futboll

Ancelotti: Moment i rëndësishëm i sezonit

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 11:44
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti u ndie i kënaqur me fitoren e radhës që e regjistroi Real Madridi.

“Los Blancos” e mposhtën Elchen dhe e ngushtuan distancën e Barcelonës në tetë pikë në La Liga.

Trajneri italian thotë se mbretërit e Spanjës kanë nevojë për fitore të njëpasnjëshme, pra për vazhdimësi, në mënyrë që t’i arrijnë objektivat që ia kanë vënë vetes.

“Ishte një lojë e bukur, e kontrolluar mirë.

E menaxhuam mirë gjysmë orën e fundit, kishim shumë raste dhe e kontrolluam mirë lojën për t’i evituar kundër zbritjet.

Shkoi mirë, në një moment të rëndësishëm të sezonit.

Nevojitet vazhdimësi e lojës dhe kjo lojë na bën mirë në këtë aspekt”, deklaroi “Don Carlo” për mediumin spanjoll “AS”.

Kampionët e Spanjës, të Evropës dhe të Botës fituan me rezultat 4:0 mbrëmë, pak ditë pasi triumfuan në Botërorin e Klubeve.

Madrilenët, edhe pse kanë mbetur prapa Barçës në La Liga, ende shpresojnë që ta mbrojnë titullin e kampionit, ndërsa janë në garë që të triumfojnë prapë edhe në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat