Schumacher i pakënaqur

Futboll

Schumacher i pakënaqur

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 13:35
Schumacher i pakënaqur

Mick Schumacher synon që të ndjekë hapat e të atit në Formula 1, por ai ende nuk ka arritur që të bëjë hapin e madh.

Gjermani këtë edicion do të jetë rezervë te skuadra e Mercedes.

Vetë piloti e konsideron një lëvizje të përkohshme pasi ambiciet e tij janë të mëdha, e pretendimet e tij janë që shumë shpejt të jetë pilot i parë në një skuderi të Formula 1.

Mick Schumacher, së fundmi ka treguar se ka pasur disa oferta konkrete më parë, por ai po pret mundësinë e duhur, në mënyrë që të mbajë lart mbiemrin që babai i tij e ka ngritur në majat më të larta të garave me makina.

“Nuk do të doja që këtë edicion të isha një pilot rezervë, megjithatë ndonjëherë janë disa kushte që duhet t’u përshtatesh dhe unë e shoh si një mundësi për t’u përmirësuar para se të jem pilot i parë.

Jam në një pozicion komod ku mund të mësoj, edhe pse nuk kam shumë garanci për të ardhmen.

Do kem mundësitë e mia në të ardhmen, pasi nuk ka munguar interesimi. Në kohën e duhur do të bëj lëvizjen e duhur.

Për momentin jam i fokusuar në punën që kam nisur dhe në muajt e ardhshëm do të vendos për të ardhmen. Do të angazhohem rregullisht kjo është e sigurt”,-u shpreh piloti gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat