Guardiolës i mbeti mendja te Xhulia

Futboll

Guardiolës i mbeti mendja te Xhulia

Më: 15 mars 2023 Në ora: 16:51
Guardiola e Xhulia

Pep Guardiola ka qenë ne humor pas ndeshjes së mbrëmshme në Ligën e Kampioneve ku Mançester Siti fitoi 7-0 ndaj Lajpcigut duke kaluar me lehtësi në fazën tjetër të turneut.

Tekniku nuk kurseu batutat në konferencë për shtyp dhe një prej tyre është kthyer shpejt në objekt talljesh nga rivalët e Mançester Junajtid.

“Disa vite më parë, Xhulia Roberts erdhi në Mançester. Jo në vitet ’90 kur Sër Aleks Ferguson po fitonte titull pas titulli. Ajo erdhi në periudhën ku ne ishim më mirë se Junajtid, në këto 4-5 vite apo jo.

Dhe ajo shkoi të vizitonte Mançester Junajtid, ajo nuk erdhi të na shihte.

Ndaj edhe nëse fitoj Ligën e Kampioneve, nuk do të krahasohet kurrë me faktin se Xhulia Roberts erdhi të shihte Mançester Junajtid dhe jo te ne. Edhe nëse e fitoj turneun, nuk do të krahasohet kurrë me zhgënjimin që kisha”, theksoi Guardiola para kamerave.

Dhe menjëherë, klubi i Mançester Junajtid ka përfituar nga situata duke postuar ne rrjete sociale, pikërisht vizitën e aktores së famshme te Hollivudit në stërvitjen e klubit. 1-0 për Junajtid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat