Tetova: Qirko më i miri në fushë

Futboll

Tetova: Qirko më i miri në fushë

Më: 19 mars 2023 Në ora: 16:41
Tetova

Egnatia dhe Teuta ndanë pikët mes tensionesh në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore.

Pas ndeshjes foli trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova.

“Ashtu si shkoi ndeshja, mendoj se ne ishim më afër fitores, ashtu siç ishte edhe Teuta pas penalltisë.

Por me rastet që krijuam mendoj që ishim më afër fitores, por na u mohua falë performancës së portierit të Teutës që ishte i pakalueshëm. 

Duhet të falënderoj çunat, veçanërisht Lilën, që nuk ka luajtur në pozicionin e tij natyral.

Objektivat do të vendosen në fund të sezonit, vetëm atëherë mund të bëjmë llogaritë, lufta është e hapur dhe e fortë. Për penalltinë kam rezerva.

Lojtarët që hynë sot në fushë e bënë më së miri detyrën e tyre, por sot duhet ti japim lojtarin e ndeshjes, portierit Qirko se ishte i pakalueshëm. Kasa është afruar në janar, nuk është 100% jemi munduar ti japim minuta, kaloi një dëmtim të lehtë para dy javësh.

E njëjta histori është dhe me Duamenën dhe Paulauskasin, nuk i kemi angazhuar shumë në stërvitje”, tha Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat