Ancelotti shmang humbjen e El Clasicos

Futboll

Ancelotti shmang humbjen e El Clasicos

Më: 20 mars 2023 Në ora: 12:22
Ancelotti

Real Madrid humbi El Clasico-n ndaj Barcelonës në frymën e fundit të sfidës me golin e Kessie.

Edhe pse rezultati ishte negativ për “Los Blancos”, Ancelotti, në konferencën për shtyp foli duke “fryrë gjoksin”.

“Jam krenar për ekipin tim.

Jam i bindur që nëse vazhdojmë të luajmë kështu do të fitojmë një tjetër trofe. Barcelona është 12 pikë përpara sepse kanë qenë konstant gjatë sezonit.

Ne pagujmë formën e janarit pas Kupës së Botës që na rrëzoi shumë në renditje.

Tani po bëjmë mirë dhe mendoj se do ta përfundojmë këtë sezon mirë.

Goli i anuluar i Asensios? Nuk jam i sigurt nëse ishte pozicion jashtë loje. Nëse VAR thotë që është, atëherë kështu ka qenë”, është shprehur shkurtimisht Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat