Imeri: Shpresojmë se kjo fazë eliminatoresh do të jetë në favor të Dardanëve

Futboll

Imeri: Shpresojmë se kjo fazë eliminatoresh do të jetë në favor të Dardanëve

Nga: K. Goca Më: 21 mars 2023 Në ora: 13:21
Lulzim Imeri

Fundjava pritet me drithërima në Kontinentin e Vjetër. 

Fillojnë kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

Kosova dhe Shqipëria do të zhvillojnë ndeshjet e para.

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Izraelin në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv.

Ndeshje zhvillohet me 25 mars në orën 18.00.

Të gjithë janë në pritje të kësaj përballje, ku takohen për herë të parë në histori Izrael - Kosovë.

Lulzim Imeri, zyrtar i Trepça ‘89 nga Mitrovica, beson e shpreson se djelmoshat tanë do të dalin faqebardhë nga Tel Avivi.

“Shpresojmë se kjo fazë eliminatoresh 2023/2024 do të jetë në favor të Dardanëve.

Çunat në kohën e fundit janë në super formë, jemi dëshmitar të super Muriqit në Spanjë, Rrahmanit në Itali ku është lider në ligën italiane dhe shumë shpesh në formacionin e javës duke i ndalur sulmuesit më të spikatur Botëror.

Rashica në Turqi, Arbër Zeneli, Valon Berisha e të gjithë grupit pa dallim e përjashtim të asnjërit.

Ftesa për herë të parë e Mujës dhe Rrahmanit po jep sinjale se edhe këta futbollist të cilët po luajnë ose deri në Kampionatin e fundit ishin pjesë e Superligës së Kosovës në futboll janë të gatshëm për të ndihmuar Dardanët”, thotë Imeri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kosova është në Grupin I me Zvicrën, Izraelin, Bjellorusinë, Rumaninë dhe Andorrën.

“Edhe grupi si grup nuk është se është i vështirë përjashto Zvicrën e cila tashmë dihet përvoja e saj në evente të tilla, por duke mos nënçmuar asnjërën Përfaqësuese ku tashmë dihet se në Kualifikimet për Europianin 2024 i cili do të mbahet në Gjermani Kosova bënë pjesë në Grupin I ku për kundërshtarë ka Zvicrën, Izraelin, Andorrën, Rumaninë dhe Bjellorusinë”, ka nënvizuar Imeri.

Megjithatë Imeri shpreson se do të kthehen me rezultat pozitiv nga Tel Aviv. 

"Në ndeshjet e para pritet rezultat pozitivë, nga Izraeli të kthehemi të pamposhtur pse jo edhe me pikë të plota e për ndeshjen e dytë në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë ndaj Andorrës të tregojmë lojë të fortë  ku tashmë është dëshmuar për përkrahjen maksimale edhe lojtarit të  dymbëdhjetë nga Tribunat Tifo Grupi më i flaktë në Ballkan: Dardanët.

Krejt në fund Përfaqësueses së Kosovës i dëshiroj Suksese në Eliminatore për Kampionatin Europian Gjermania 2024.

Të komponohet grupi siç është më së miri dhe të tregohet se këta Djelmosha kanë ndjenjë dhe Dashuri ndaj Kosovës.

Na priftë Fati me thënjën: Të lindur në Luftë; Më të fortë se frika; Forca Kosovë; Forca Dardan”, thotë Imeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat