Policia e Kosovës: Nuk ka urdhër arrest për Agim Ademin

Futboll

Policia e Kosovës: Nuk ka urdhër arrest për Agim Ademin

Më: 21 mars 2023 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Spekulimet se ka urdhër arrest për presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademin, i ka mohuar Policia e Kosovës.

Përmes një komunikate zyrtare në “Facebook”, Policia e Kosovës e ka konfirmuar se ka intervistuar një person/zyrtar të FFK-së, i cili më pas edhe është liruar, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, lajmet se është arrestuar Agim Ademi janë demantuar nga Policia e Kosovës, por që presidentit të FFK-së i është lënë ftesa për tu paraqitur nesër në polici për intervistim.

Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë të Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qendron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siq raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat