Pedri do të mungojë sërish ndaj Real Madrid

Futboll

Pedri do të mungojë sërish ndaj Real Madrid

Më: 22 mars 2023 Në ora: 17:29
Pedri

Pedri do të mungojë sërish ndaj Real Madrid!

Das mungesës në “El Clasico”-n e fundit ndaj Real Madrid të zhvilluar mbrëmjen e së dielës që sapo lamë pas, në kuadër të javës së 26-të, të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, tashmë Pedri duket se do të humbasë dhe “El Clasico”-n e 5 prillit, në gjysmë-finalen e “Kupës së Mbretit”.

Sipas mediave spanjolle, mesfushori nuk ka gjasa të ketë kohë për t’u rikuperuar nga dëmtimi që mori në kofshë ndaj ndeshjes së kthimit në fazën e 1/32-ve të UEFA Europa League, ndaj Manchester United.

Mirëpo, Pedri nuk pritet të jetë mungesa e vetme e teknikut Xavi në “El Clasico”-n e radhës, pasi dhe anësori i sulmit, Ousmane Dembele nuk ka mundësi të luajë përballjen e gjysmë-finales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat