Holanda, me mungesa ndaj Francës

Futboll

Holanda, me mungesa ndaj Francës

Më: 23 mars 2023 Në ora: 15:03
Koeman

Kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024 nisin të premten me kryesfidën e Francës ndaj Holandës, e cila do të luhet në ora 20:45 në `Stade de France`.

Bëhet fjalë për grupin, por portokallinjë janë me një sërë mungesash në këtë ndeshje të parë kualifikuese.

Tashmë është zyrtare që do të mungojnë Frenko De Jong, i dëmtuar në kofshë, Stiven Bergvaijn me probleme në gju dhe Denzel Dumfrajns i skualifikuar.

Por për trajnerin e portokallinje, Ronald Kouman, janë shtuar problemet në prag të ndeshjes të së premtes.

Janë dhe pesë lojtarë që do të mungojnë në këtë sfidë, ndërsa Kodi Gakpo, Matijs de Ligt, Sven Botman, Xhoej Vermand dhe Bart Verbrygën vuajnë nga një infeksion viral dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën drejt Parisit këtë të enjte.

Tre lojtarë të rinj janë thirrur menjëherë nga Kouman për përballjen me Francën, ndërsa bëhet fjalë për portierin e Viteshe Arnhem, Kiell Sherpen, mbrojtësin e Interit, Stefan de Vraj dhe mesfushorin e Bajern Mynih, Rajan Gravenberk.

Në grupin B, përveç Francës dhe Holandës, janë edhe Gjibraltari, Greqia e Irlanda.

Pritet një ndeshje interesante, ndërsa portokallinjtë kërkojnë fazën finale të Evropianit gjerman..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat