Kombëtarja shqiptare mbyll dyert

Futboll

Kombëtarja shqiptare mbyll dyert

Më: 23 mars 2023 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Kombëtarja mbyll dyert pasi trajneri Sylvinho dhe stafi i tij kanë nisur të punojnë me detajet e sfidës të ditës të hënë në Varshavë.

Edhe pse fillimisht ishte programuar që në seancën e parë stërvitore të së enjtes, mediat të ishin të pranishme gjatë 15 minuave të para, trajneri dhe stafi kanë vendosur që të fokusohen tërësisht te puna edhe në aspektin taktik pasi koha nuk premton dhe ekipi duhet të ushtrohet sa më shumë me skemën e re që do të rikthejë 4 lojtarë në mbrojtje për t’i dhënë sa më shumë siguri repartit të tërhequr.

Vendimin për të mbyllur çdo kanal komunikimi me mediat e ka marrë edhe kolegu i Sylvinho-s, portugezi Santos me Poloninë, i cili nuk ka lejuar që lojtarët të prononcohen gjatë kësaj jave ndërsa në prag të ndeshjeve me Çekinë dhe Shqipërinë, nuk ka lejuar asnjë media në kompleksin stërvitor.

Dilemat më të mëdha për teknikun kuqezi janë në mesfushë dhe sulm pasi në mbrojtje zgjedhjet janë të kufizuara.

Në portë gjithashtu Berisha mbetet favorit ndërsa emri i vetëm i sigurt në sulm është Myrto Uzuni. Sylvinho ka zgjedhje të bollshme në repartin e avancuar ku Asani, Seferi apo Cikalleshi mbeten në garë me njëri tjetrin.

Të enjten, skuadra do të zbresë sërish në kompleksin stërvitor gjatë seancës së pasdites e cila është parashikuar sërish me dyer të mbyllura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat