Inter, Milan dhe Napoli mbushin arkat

Futboll

Inter, Milan dhe Napoli mbushin arkat

Më: 24 mars 2023 Në ora: 15:47
Logo e Interit, Milanit dhe Napolit

Inter, Milan dhe Napoli mbushin arkat!

UEFA, shkruan “Calcio&Finanza”, sot i ka paguar Interit, Milanit dhe Napolit shifrën e parave të fituara për kalimin e fazës së grupeve të Champions League dhe kalimin e 1/16-tave.

Në arkat e tre klubeve përfunduan 9.6 milionë euro secila, me kualifikimin në çerekfinale, të cilat nuk janë paguar ende, do të garantojnë edhe 10.6 milionë euro shtesë.

Vlersimet e bëra nga “Calcio&Finanza” flasin për një Napoli që do të arkëtojë deri më sot 78 milionë euro, Milani 71 milionë dhe Interi 68 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat