Shehi drejt 100 ndeshjeve

Futboll

Shehi drejt 100 ndeshjeve

Më: 24 mars 2023 Në ora: 16:45
Orges Shehi

Orges Shehi është padyshim trajneri më i suksesshëm i Tiranës të paktën në epokën “Halili”.

Trajneri i bardhebluve aktualisht është rreth 800 ditë në krye të skuadrës dhe prej shumë kohësh ka thyer rekordin e jetëgjatësisë së një tekniku në stolin e 26 herë kampionëve të Shqipërisë.

Jo vetëm kaq, por Orges Shehi prej kohësh ka thyer rekordin e jetëgjatësisë së Gugash Maganit në krye të Tiranës në Kategorinë Superiore në dekadën e fundit. Numri një i stolit bardheblu deri sot ka 785 ditë si trajner i Tiranës, ndërsa në vendin e dytë të renditjes në këtë dekadë është Gugash Magani me 532 ditë si trajner i bardhebluve.

Orges Shehi prej vitit 1995 është trajneri më jetëgjatë i bardhebluve.

Magani e Rubio, kanë respektivisht me 532 ditë dhe 436 ditë. Ze Maria ka 481 ditë në krye të Tiranës, por një vit të plotë ai e ka drejtuar skuadrën në Kategorinë e Parë. Me një llogari të thjeshtë në fund të sezonit, Shehi i ka thyer të gjitha rekordet.

Një tjetër rekord i madh është të qenit trajneri me më shumë takime në krye të skuadrës. Aktualisht, Shehi është shumë pranë rrumbullakosjes së 100 ndeshjeve rresht në krye të bardhebluve.

Trajneri është një nga më të mirët në qarkullim dhe do të vazhdojë me kampionët deri në fund të sezonit. Kujtojmë se Shehi e drejton Tiranën prej 97 takimesh.

Ai ka 54 fitore, 19 barazime dhe 24 humbje. Golavarazhi është 168:89, ndërsa në krye të Tiranës ka grumbulluar 155 pikë, duke marrë 1.89 pikë për takim. Shehi e ka marrë drejtimin e ekipit në fund të janarit 2021 dhe deri tani ka qenë një nga trajnerët më të suksesshëm të bardhebluve, dhe jo vetëm në Superiore.

Trajnerët e tjerë janë shumë larg. I vetmi trajner që mund të afrohet te Shehi është Shkëlqim Muça, i cili mund të ketë më shumë ndeshje, por në periudha të ndryshme. Shehi është trajneri, i cili ka dy sezone e gjysmë që nuk ngrihet nga stoli i Tiranës dhe kjo është gjë e madhe.

Gjatë kësaj kohe Shehi dhe Tirana e tij kanë fituar një Superkupë të Shqipërisë dhe një kampionat, ndërkohë që këtë sezon është në lojë për të fituar tripletën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat