Zabaleta dhe Rossi udhëtojnë me mision në Pragë

Futboll

Zabaleta dhe Rossi udhëtojnë me mision në Pragë

Më: 24 mars 2023 Në ora: 20:40
Kombëtarja Shqiptare

Zabaleta dhe Rossi udhëtojnë me mision në Pragë për të vëzhguar sonte Poloninë

Kombëtarja Shqiptare vijon programin stërvitor për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, atë ndaj Polonisë në Varshavë, mbrëmjen e të hënës.

Në seancën e kësaj pasditeje në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në kryeqytet, u vu re mungesa e ndihmësit të brazilianit, Pablo Zabaletës dhe video-analistit Alarico Rossi

Të dy kanë udhëtuar drejt Pragës për të ndjekur nga shkallët e stadiumit ndeshjen mes Republikës Çeke dhe Polonisë, dy kundërshtarët direkt të kuqezinjve në eliminatore.

Polonia do të jetë në fokusin e delegacionit kuqezi, pasi është kundërshtari i radhës tri ditë më vonë, ndërsa me Republikën Çeke do të përballemi vetëm më 7 shtator, në Pragë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat