Austria shpartallon Azerbajxhanin

Futboll

Austria shpartallon Azerbajxhanin

Më: 24 mars 2023 Në ora: 23:25
Austria

Ndër përballjet e mbrëmjes së sotme në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani ishte edhe sfida Austri - Azerbajxhan.

Kështu, në “TGË Arena”, të Linzit në Austri, vendasit shkatërruan me rezultatin e thellë 4:1, Azerbajxhanin e ish-teknikut të Kombëtares sonë, Gianni de Biasi.

Fitorja e vendasve u pa që në pjesën e parë, me Sabitzer dhe Gregoritsch, që ndëshkuan mysafirët në minutat 28’ dhe 29’.

Golat e tjerë u shënuan të gjithë në pjesën e dytë, me austrikaët që shënuan 2 herë në minutat e 50’-të dhe 69’-të falë Baumgartner dhe sërish Sabitzer, ndërsa golin e nderit për azerët e shënoi Emin Mahmudov.

Në krahun tjetër, në “Estadio Algarve”, Greqia mundi pastër me rezultatin 0 me 3, Gjibraltarin në sfidën e grupit B.

Fitorja u vulos që në pjesën e parë, me Georgios Masouras dhe Manolis Siopis, të cilët shënuan respektivisht në minutat 11’ dhe 45’ të sfidës.

Ndërkaq, për të “hipotekuar” rezultatin 0:3 mendoi Anastasios Bakasestas në minutën e 58’-të të sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat