Martinez dhe shokët e tij përsëritin festimin

Futboll

Martinez dhe shokët e tij përsëritin festimin

Më: 25 mars 2023 Në ora: 11:57
Argjentina

Argjentina fitoi Botërorin 2022 me një finale që do të kujtohet gjatë përballë Francës.

Por po aq gjatë do të kujtohet dhe festimi skandaloz i portierit Emiliano Martinez, i cili pasi mori trofeun e “Dorashkës së Artë” si portieri më i mirë i Botërorit, e vendosi atë si pe*is përpara.

Pamjet bënë xhiron e botës pasi ishte një nga evenimentet më të ndjekur dhe kjo situatë krijoi shumë polemika. Martinez kërkoi ndjesë pasi u kthye në Angli dhe shpjegoi se kishte qenë një bast me shokët e skuadrës.

Por në festën e organizuar para ndeshjes miqësore ndaj Panamasë, ai dhe shokët e tij kanë bërë të njëjtin festim, këtë herë duke vendosur si pe*is trofeun e Kupës së Botës.

Martinez, Pecela, Rodriguez, Ruli dhe Akunja u shfaqën krenarë para kamerave duke mbajtur të gjithë trofeun përpara tyre dhe duke krijuar skenën e famshme, teksa festonin para 83 mijë tifozëve në “Estadio Mas Monumental” të Buenos Aires.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat