Granit Xhaka reagon nga Serbia

Futboll

Granit Xhaka reagon nga Serbia

Më: 25 mars 2023 Në ora: 12:07
Granit Xhaka

Granit Xhaka ka zbarkuar mbrëmë në Serbi bashkë me shokët e tij të Kombëtares së Zvicrës.

Nën përcjellje të sigurimit zviceran, por edhe të policisë serbe më pas, futbollisti ynë u dërgua në Novi Sad, ku sot “Helvetikët” do të përballen me Bjellorusinë.

Mesfushori i Arsenalit ndërkohë e bëri një postim në rrjetet sociale sot nga Novi Sadi, përkatësisht një foto të ilustruar, i cili e paralajmëron ndeshjen mes zviceranëve dhe bjellorusëve, e cila do të fillojë në orën 18:00.

Image

Postimi i Xhakës

Kohëve të fundit ishte çuar shumë pluhur rreth rrezikshmërisë që do ta shfaqte prezenca fizike e Xhakës në Serbi, duke e pasur parasysh që në këtë vend është i urryer dhe i akuzuar për provokime, si rezultat i dy përballjeve të tij me Serbinë në dy Botërorët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat