Kjo është nota e madhe për Granit Xhakën në Serbi

Futboll

Kjo është nota e madhe për Granit Xhakën në Serbi

Nga: K. Goca Më: 25 mars 2023 Në ora: 20:11
Granit Xhaka feston

Granit Xhaka është vlerësuar me notë të madhe për fitoren në Novi Sad të Serbisë.

Xhaka shënoi dhe asistoi për fitoren e thellë të Zvicrës, me rezultat 5:0 ndaj Bjellorusisë, në takimin e parë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.

Xhaka shënoi në minutën e 62-të dhe asistoi në atë të të 65-tën pa harruar se edhe goli i dytë i realizuar ka qenë produkt i tij.

Xhaka është vlerësuar me notë 8.4 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”. 

Lojtar i ndeshjes është zvicerani Renato Steffen, me me notën 9:2.

Pa Steffen, Xhaka është me notën me të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat