Spanja pa mëshirë për Norvegjinë 

Futboll

Spanja pa mëshirë për Norvegjinë 

Nga: K.G. Më: 25 mars 2023 Në ora: 22:34
Spanja

Spanja ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Norvegjisë, në kuadër të Grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.

Futbollistët spanjoll, e thelluan fitoren në fund të takimit duke iu falënderuar dy golave të Joselus.

Norvegjia e ndjeu dukshëm mungesën e Erlng Haaland për shkak të lëndimit.

Golat i realizuan Olmo (13') e Joselu (84' e 85').

“Furia e Kuqe” ka startuar me fitore në hapje të garave kualifikuese. 

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “La Rosaleda” në Málaga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat