Tottenhami konfirmon trajnerin e ri pas largimit të Contes

Futboll

Tottenhami konfirmon trajnerin e ri pas largimit të Contes

Më: 27 mars 2023 Në ora: 08:15
Antonio Conte

Tottenham Hotspur njoftoi zyrtarisht këtë të diel për largimin e Antonio Contes.

Sipas njoftimit të lëshuar nga klubi, ndërprerja e bashkëpunimit është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Klubi londinez gjithashtu konfirmoi emrat e atyre që do të udhëheqin skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.

“Cristian Stellini do të marrë skuadrën si Ushtrues i Detyrës së Trajnerit për pjesën e mbetur të sezonit, së bashku me Ryan Mason si ndihmës trajner”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat