Mediumit serb po i djeg e reagon: Shqiptari thyen betimin e heshtjes kur është fjala për Serbinë

Futboll

Mediumit serb po i djeg e reagon: Shqiptari thyen betimin e heshtjes kur është fjala për Serbinë

Nga: K. Goca Më: 28 mars 2023 Në ora: 14:02
Kur Granit Xhaka u sulmua në Kampionatin Botëror nga shtatë futbollistë serbë.

Futbollisti Granit Xhaka vazhdon të jetë emri më i përfolur në Serbi.

Serbët nuk mund të bindin veten në asnjë formë se si shqiptari nga Kosova, Xhaka, u fut dhe shënoi gol në Serbi dhe u kthye për në Zvicër.

Mediumi serb “Veçernj Novosti”, i njohur si gjithmonë për propagandë primitive, ka shkruar kësisoj: “Shqiptari thyen betimin e heshtjes së premtuar zviceranëve kur është fjala për Serbinë!

Dy futbollistët ndoshta më të urryer në Serbi, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, u shpallën mysafirë të paftuar kur UEFA me një logjikë vendosi që ndeshja mes Zvicrës dhe Bjellorusisë të luhej në Novi Sad .

Siç dihet, ndeshja u luajt në Novi Sad për shkak të pezullimit të vendosur nga UEFA ndaj Bjellorusisë dhe pa praninë e tifozëve.

Megjithatë, vetëm lojtari i Arsenalit u paraqit në fushë të ‘Karagjorgjesë’, duke qenë se Shaqiri ishte i lënduar dhe sikur Xhaka ishte i destinuar të shënonte në atë mbrëmje”. 

Deklarata e Xhakës po iu djeg serbëve.

“Doja shumë të isha atje, e kemi analizuar më parë bashkë dhe më në fund vendosëm që të shkoja me ekipin.

Në skuadër vendosëm që të mos themi asgjë dhe të fokusohem plotësisht te loja.

Por sigurisht që nuk i kam pasur 48 orët më të lehta pas vetes.

Gjithçka ishte sportive, ndaj më vjen mirë që isha atje dhe që e ndihmova skuadrën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat