Edhe Zidane opsion për trajner të Tottenhamit

Futboll

Edhe Zidane opsion për trajner të Tottenhamit

Më: 28 mars 2023 Në ora: 15:48
Zidane

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është një tjetër opsion për trajner të Tottenham-it.

‘Spurs’ janë në kërkim të trajnerit të ri pas largimit të Antonio Conte-s.

‘Sky Italia’ raporton se trajnerët e Mauricio Pochettino, Julian Nagelsmann dhe Luis Enrique janë në listën e ngushtë të Tottenham-it.

Por, kësaj treshe tashmë i është bashkuar edhe Zidane, i cili është i gatshëm t’i kthehet zejes së trajnerit.

Të katër trajnerët aktualisht janë të pa punë. Nagelsmann është i fundit që është shkarkuar pasi Bayern Munich e zëvendësoi atë me Thomas Tuchel.

Për momentin, Pochettino, konsiderohet favorit pasi më parë ka drejtuar skuadrën anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat