Ndeshja nisi vonë sepse shtyllat ishin më të ulëta për 10 centimetra

Futboll

Ndeshja nisi vonë sepse shtyllat ishin më të ulëta për 10 centimetra

Më: 28 mars 2023 Në ora: 18:45
Shtyllat ishin më të ulëta për 10 centimetra

Një ndeshje e Serisë D italiane midis Sangiovanese dhe Grosseto, e luajtur më 19 mars, u bë virale.

Gjatë nxemjes së dy skuadrave, miqtë konstatuan se shtyllat e portës janë më të ulëta, siç raporton Sky Sport.

Pas matjes u konstatua se shyllat ishin rreth dhjetë centimetra më të ulët.

Për të mos shtyrë ndeshjen, vendasit vendosën të hapin linjat për të sjellë shtyllat në përmasat e duhura.

Pas 45 minutash, shtyllat e portës ishin në lartësinë e duhur dhe loja rifilloi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat