De Ligt: Nuk e prisja shkarkimin e Nagelsmann

Futboll

De Ligt: Nuk e prisja shkarkimin e Nagelsmann

Më: 30 mars 2023 Në ora: 19:00
De Ligt:

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Matthijs de Ligt, në një intervistë për median holandeze ‘NOS’ ka folur për shkarkimin e trajnerit Julian Nagelsmann dhe emërimin e Thomas Tuchel.

“Nuk e prisja, u befasova dhe i dërgova një mesazh.

Jemi të dytët në kampionat dhe në çerekfinale të Champions League.

Por, me sa duket, sipas drejtuesve nuk është bërë një punë mjaft e mirë.

Mendoj se është për të ardhur keq sepse jam rritur shumë falë tij. Por në futboll gjithçka ndryshon shpejt”, ka theksuar De Ligt.

Ai tutje ka folur për trajnerin e ri: “Tani kemi një trajner me shumë përvojë ndërkombëtare dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat