Mbappe i jep fjalën Realit

Futboll

Mbappe i jep fjalën Realit

Më: 31 mars 2023 Në ora: 12:58
Mbappe

Telenovale Mbappe vazhdon. Siç bëjnë të ditur mediat spanjolle, sulmuesi francez është gati të lërë PSG dhe i ka dhënë fjalën Realit të Madridit për 2024.

Kjo pasi Mbappe, 24-vjeçar e shikon si të pamundur fitimin e Championsit me skuadrën parizienë dhe është i bindur se duke kaluar te Los Blancos skuadra e tij e ëndrrave jo vetëm do të fitonte trofeun e rëndësishëm por do të kishte mundësinë për të hyrë edhe në planin personal në panteonin e më të mëdhenjve të futbollit.

Kontrata faraonike e Mbappe me PSG u rinovua pranverën e kaluar dhe në të ka dhe një klauzolë speciale që kushtëzon në mënyrë të paevitueshme aventurën e francezit me parizienët.

Nëse PSG do të kishte fituar Champions League akordi i Kylian me klubin e Al Khelaifi do të ishte rinovuar automatikuisht deri në 2025, në rast të kundërt (sic edhe ndodhi me eleminimin nga Champions), akordin skadon në vitin 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat