Interi pret në “San Siro” Fiorentinën

Futboll

Interi pret në “San Siro” Fiorentinën

Më: 1 prill 2023 Në ora: 13:24
Logo e Interit dhe Fiorentinës

Interi pret në “San Siro” Fiorentinën për sfidën e javës së 28-të të Serisë A. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj statistikat më interesante të këtij dueli.

Interi dhe Fiorentina kanë barazuar 55 nga 169 ndeshjet e tyre në Serinë A. Tabloja plotësohet me 70 fitore të milanezëve dhe 44 fitore të skuadrës violë. Zikaltrit kanë barazuar më shumë ndeshje në kampionat vetëm kundër Milanit (56), ndërsa toskanët kanë shënuar më shumë shenja “X” vetëm ndaj Romës (60).

Interi ka mbetur i pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit të kampionatit kundër Fiorentinës (6F, 5B). Suksesi i fundit i Fiores kundër zikaltërve në Serinë A daton në 22 prill 2017 (5-4 në “Franchi”).

Inter dhe Fiorentina barazuan në ndeshjen e tyre të fundit në kampionat në “San Siro” (1-1 më 19 mars 2022) dhe nuk kanë shënuar dy barazime të njëpasnjëshme në shtëpinë e zikaltërve në Serinë A që nga periudha midis 1990 dhe 1992 (3 në atë rast).

Fiorentina ka mbetur e pamposhtur në 7 nga 8 ndeshjet e saj të fundit në fazën e dytë kundër Interit në Serinë A (3 barazime) dhe i vetmi sukses i zikaltërve në këtë periudhë erdhi nën drejtimin e Antonio Kontes, më 5 shkurt 2021.

Interi ka humbur dy ndeshjet e fundit të kampionatit, kundër Specias dhe Juventusit. Zikaltrit nuk kanë regjistruar 3 humbje radhazi në Serinë A që nga periudha midis prillit dhe majit 2017 (4 në atë rast).

Në 15 sezonet e mëparshme në të cilat Interi ka regjistruar të paktën 9 humbje pas 27 ndeshjeve në një sezon të vetëm të Serisë A, ata kurrë nuk janë kualifikuar për Champions League në fund të sezonit. Hera e fundit ishte në sezonin 2011- 2012 në të cilin e mbylli sezonin në vendin e 6-të.

Fiorentina ka fituar 4 ndeshjet e fundit të kampionatit. Toskanët mund të arrijnë të paktën 5 fitore radhazi në Serinë A për herë të parë që nga periudha shkurt-prill 2018 (6 në atë rast me Stefano Piolin në krye).

Vetëm Verona (41%) ka shënuar më shumë gola se Fiorentina (38%, 12/32) në 30 minutat e para të lojës në këtë kampionat, Interi është i katërti në këtë klasifikim (34%, 16/47).

Nikolo Barela ka qenë i përfshirë në 4 gola (2 gola, 2asiste) ndaj Fiorentinës në Serinë A. Ndaj asnjë skuadre tjetër nga ato aktuale të Serisë A nuk ka qenë i përfshirë në më shumë gola.

Fiorentina mburret me dy lojtarë me numër dyshifror këtë sezon në të gjitha kompeticionet: Artur Kabral (12) dhe Luka Joviç (11). Sezoni i fundit në të cilin ekipi violë kishte dy lojtarë me të paktën 10 gola ishte në 2017/18 me Xhovani Simeonen (14) dhe Xhordan Veretu (10).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat