Bayern - Borussia Dortmund, formacionet

Futboll

Bayern - Borussia Dortmund, formacionet

Më: 1 prill 2023 Në ora: 17:54
Bayern - Borussia Dortmund, formacionet

Në më pak se 45 në “Allianz Arena” të Mynihut, “bavarezët” vendas do të presin, “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, në “klasiken” e futbollit gjerman, ku tekniku i ri i Bayern Munich do të përballet në debutimin e tij me “të kaluarën”, në një sfidë që premton vetëm spektakël.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Thomas Tuchel ka vendosur të mos ndryshojë asgjë teksa i ka rreshtuar të tijët me formacionin 4-2-3-1, ku në portë në mungesë të Manuel Neuer është vendosur “helveti”, Yann Sommer.

Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Alphonso Davies e Pavard, ndërsa qendra plotësohet nda Upamecano e De Ligt. Më të tërhequr në mesfushës janë Leon Goretzka e Joshua Kimmich, ndërsa organizimi i ofensivave sulmuese i është besuar treshes Coman-Muller-Sane, të cilët do të mbështeten në majën e sulmi nga “bomberi”, Eric Maxim Choupo-Moting.

Në krahun tjetër për t’i bërë ballë furisë “bavareze” tekniku kroat, Edin Terzic ka vendosur të përdorë formacionin 4-5-1, ku në portë si zakonisht është vendosur një tjetër “helvet”, me emrin Gregor Kobel.

Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Wolf e norvegjezi Ryerson, ndërsa qendra plotësohet nga Schlotterbeck e Niclas Sule.

Brandt e Reus vijnë nga krahët e mesfushës, ndërsa “dirigjimi” i lojës në qendër i është besuar treshes Guerreiro, Emre Can dhe superyllit Jude Bellingham, ndërkaq në majën e sulmit i vetëm është pozicionuar “bomberi” nga Bregu i Fildishtë, Sebastian Haller.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat