Drita kundër Drenicës, Thaçi: Lojtarët janë të gatshëm

Futboll

Drita kundër Drenicës, Thaçi: Lojtarët janë të gatshëm

Më: 1 prill 2023 Në ora: 22:05
Arsim Thaçi

Drita e Gjilanit kërkon fitore dhe të rikthehet në kreun e tabelës së elitës së futbollit të Kosovës.

Ballkani ka një ndeshje dhe dy pikë më shumë se Drita në pozitën e dytë.

Drita nesër (15.00) do të ndeshet me Drenicën e Skenderajt, e cila luhet në fushën ndihmëse në Gjilan.  

“Kemi pas dy javë kohë për përgatitje, kemi punu me lojtarë dhe besoj janë të gatshëm.

Më gëzon fakti që kthehet Simonovski dhe besoj do ta marrë formën në vazhdimësi.

Ndoshta në disa ndeshje fati nuk ka qenë në anën tonë, por realisht duhet të reflektojmë që të kemi një stabilitet sa i përket fitoreve.

Gjatë dy jave edhe lojtarët kanë pas qetësi në aspektin emocional e psikologjik.

Drenica ka një lojë të bukur për sy, kontrollin e topit dhe do të kërkojnë rezultatin sa më pozitiv.

Shpresoj të fitojmë nga kjo ndeshje, dhe me intensitet e ritëm të fitoreve të na mbajnë aty ku jemi deri në fund”, ka thënë kryetrajneri i Dritës Arsim Thaçi.

Ai foli për ecurinë kampionale, duke kërkuar që nga kjo ndeshje të vazhdohet me intensitet pozitiv.
“Ajo që unë gjithmonë kam insistu është te pjesa e sulmit dhe në këto dy javë kemi marrë masat sa i përket ofanzivës dhe defanzivës.

Shpresoj që tani edhe me Simonovskin të jemi më konkret në realizim të golave. I kemi shiku ndeshjet e fundit të kundërshtarit, por pastaj varet në ndeshje si shkojnë gjërat.

Varet prej situatave që krijohen dhe shpresoj që nesër të jemi në situatë që të shënojmë dhe te fitojmë. Do te kemi durimin dhe të shikojmë momentin për të realizuar” ka thënë Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat