Moratti mbron familjen Zhang

Futboll

Moratti mbron familjen Zhang

Më: 4 prill 2023 Në ora: 16:37
Massimo Moratti

Në prag të ndeshjes mes Juventusit dhe Interit në Kupën e Italisë, ish-presidenti i zikaltërve, Massimo Moratti ka marrë në mbrojtje pronarët kinezë të klubit.

Ai deklaroi se Zhang e ka mbështetur mirë ekipin deri tani dhe i takon trajnerit të bëjë më të mirën, duke harmonizuar sjelljen e futbollistëve në fushën e lojës.

“Unë jam kundër atyre që kritikojnë Zhang.

Për momentin ai është alternativa më e mirë dhe po e mbështet si duhet skuadrën, ndaj tani i takon trajnerit të harmonizojë lojtarët në fushë.

Familja Zhang është shumë më e mirë sesa fondet, që shohin vetëm interesat e tyre ekonomike dhe shkojnë e vijnë, duke mos siguruar asnjëherë stabilitet”, u shpreh Moratti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat