Gent e West Ham ndahen në “paqe”

Futboll

Gent e West Ham ndahen në “paqe”

Më: 13 prill 2023 Në ora: 21:16
Pamje nga ndeshja

West Ham nuk kanë arritur më shumë se barazimi ndaj rivalëve belg të Gent, teksa në “Ghelamco Arena” e kanë mbyllur kohën e rregullt me rezultatin 1:1, në sfidën e vlefshme për fazën çerek-finale, të UEFA Conference League.

Të parët e gjetën avantazhin anglezët e West Ham, me “kollosin” maroken të mbrojtjes Nayef Aguerd, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 40’-të të sfidës, mirëpo pas një rishikimi të aksionit me sistemin VAR, arbitrti vendosi “të prishte” festën e ishullorëve duke anulluar golin pas një prekje të topit me dorë.

Mirëpo, pjesa e parë nuk do të mbaronte me kaq, pasi vetëm 8 minuta më vonë, protagonist bëhet sulmuesi anglez Danny Ings, i cili me një goditje potente drejt portës i jep avantazhin të tijve.

Me nisjen e pjesës së dytë, belgët do të nisnin ofensivat sulmuese dhe vetëm 12 minuta pas fillimit të lojës do të barazonin shifrat me anë të “bomberit” belg, Hugo Cuypers, i cili nga brenda zonës nuk gabon dhe vendos baraspeshën në sfidës, me rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në fundin e lojës.

Me këtë rezultat gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, ku këtë herë “çekiçët” e David Moyes do të presin kundërshtarët në “London Stadium” në një sfidë ku pritet gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat