Në garë për Kupat e Europës

Futboll

Në garë për Kupat e Europës

Më: 14 prill 2023 Në ora: 19:35
Edlir Tetova

Egnatia është duke zhvilluar një sezon pozitiv me skuadrën rrogozhinase që aktualisht është në vendin e tretë të renditjes në Abissnet Superiore dhe garon për një vend në Kupat e Europës.

Duke parë ecurinë e mirë të ekipit, drejtuesit e klubit të Egnatias vendosën të rinovojnë kontratën me trajnerin Edlir Tetova.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubitm rrogozhinasit njoftojnë se do të vazhdojnë bashkëpunimin me teknikun 39-vjeçar edhe për tre sezone të tjera, deri në përfundim të sezonit 2025-2026 duke i besuar plotësisht në projektin e ri.

Njoftimi i klubit të Egnatias:

“Edlir Tetova rinovon kontratën me klubin dhe për 3 sezonet e ardhshme.

Ditën e sotme, në ambientet e klubit trajneri dhe Presidenti kanë firmosur rinovimin e kontratës deri ne përfundim të sezonit 2025-2026.

Puna e mirë në krye të ekipit nga trajneri Tetova ka bërë që Presidenti  t’i besoj projektin ambicioz të nisur në fillim të sezonit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat