Tuchel nuk përmbahet pas barazimit të Bayernit

Futboll

Tuchel nuk përmbahet pas barazimit të Bayernit

Më: 15 prill 2023 Në ora: 23:01
Tuchel

Thomas Tuchel i çuditi të gjithë pas humbjes 3:0 ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampioneve, duke deklaruar se  ”kishte rënë në dashuri: me skuadrën e Bayern Mynih për mënyrën se si kishte vepruar në fushën e lojës.

Por sot, pas barazimit 1:1 me Hofenheim në Bundesligë, ai ka pranuar se skuadra nuk ka dhënë në fushë atë që pritej.

“Nuk kishim mjaftueshëm shpejtësi, shumë pak ndryshim hapi, ne bëmë gabime.

Nuk kishim siguri, u mbrojtëm në mënyrë të pakujdesshme dhe pastaj erdhi goditja e dënimit.

Stili i lojës sot nuk ishte i mjaftueshëm, një zhgënjim i madh për mua. Sot kishim shumë mundësi përmirësimi.

Është jashtëzakonisht e pabesueshme pasi unë ndjeja energji gjatë stërvitjeve. Por na mungonte gjithçka në fushë.

Ky është padyshim një hap i madh mbrapa.

Sot ishte momenti për të frymëzuar zjarr dhe besim se mund të kthejmë ndeshjen e Ligës së Kampioneve. por nuk ia dolëm aspak.

Të mërkurën do të jetë e vështirësi gjithsesi, nga tani e tutje nuk është se do të bëhet më e thjeshtë.

Humbëm një mundësi që ne dhe tifozët të fillonim të besonim”, tha ai në konferencë për shtyp. Ndërsa nuk kishte kursyer kritikat as duke folur për “Sport 1”.

“Mendoja se ishim të përgatitur, do të luanim me inat në stomak.

Por nuk ndodhi kështu, shumë keq! Shumë të ngadaltë, shumë pa emocione, nuk ishim të karikuar

Na mungoi ndjesia që na djeg! Na duhet sa më shpejt një frymë tjetër!”, ishte alarmi i trajnerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat