Bayern Munih dështoi totalisht

Futboll

Bayern Munih dështoi totalisht

Më: 21 prill 2023 Në ora: 12:21
Kahn

Bayern Munih dështoi totalisht në çerek-finalet e UEFA Champions League, me “bavarezët” që u mundën me rezultatin e përgjithshëm 4 me 1, nga “qytetarët” e Manchester City, në përballje ku padyshim u vu re “mangësia” e madhe që gjermanët kanë në majën e sulmit.

Për këtë temë foli dhe CEO i klubit nga Mynihu, ish-portieri legjendar, Oliver Kahn, i cili ironizoi haptazi paaftësinë e sulmit gjerman për të gjetur rrugën e rrjetës, teksa theskoi dhe boshllëkun e madh që “bomberi” polak, Robert Lewandowski ka lënë pas largimit verën e shkuar.

“Ne pamë një sulmues, por, për fat të keq, ai nuk luajti për ne. Nuk ka shumë numër nëntë si Robert Leëandoëski”,- u shpreh Kahn në fjalën e tij.

Ish-portieri u duk qartazi se po flite për “robotin” e Manchester City, Erling Haaland, ku pas këtij krahasimi vihet akoma dhe më shumë në dukje nevoja e madhe që “bavarezët” kanë për një sulmues pykë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat