Bayerni shpreson ende te titulli

Futboll

Bayerni shpreson ende te titulli

Më: 25 prill 2023 Në ora: 14:02
Pamje nga një ndeshjef

Edhe pse kampionëve në fuqi të Bundesligës u ka rënë “kurora” përkohësisht, ata mbeten ende në ujëra interesante rreth rikthimit në krye të tabelës dhe titullit të 11-të radhazi në ligën vendëse.

Arsyeja kryesore e kësaj hipoteze përkon me kundërshtarët e ardhshëm të të dyja kampeve në 5 javët e mbetura, shto komponentin e orareve, ku rekordmenët nga Mynihu në pjesën më të madhe të tyre do të zbresin më herët në fushën e blertë dhe marrja e rezultateve pozitive nënkupton presion te rivalët.

Herta e Berlinit është e pozicionuar si kundërshtari i ardhshëm për ekipin e Tuhelit, aty ku fitorja mbetet jetike në këtë moment të sezonit dhe pozitës ku ata janë kapluar në Bundesligë. Dueli do të zhvillohet përballë tifozëve, armë shtesë për të thyer “mallkimin” e rezultateve negative në kuadrin e javës së 30-të.

Kryeqytetasit janë të “parkuar” në vendin e fundit dhe një “ngjallje” karshi kampionëve nuk prezantohet në horizont nga analistët. Më pas udhëtojnë drejt Verderit, edhe këta larg pretendimeve.

Fylkrug me shokë gjenden në vendin e 12-të me 35 pikë, të përhumbur në mes të tabelës. Shalke i sfidon në “Allianz Arena”. “Mbretërorët” janë me një këmbë nga rënia dhe forma aktuale s’jep indicie për të besuar në ndonjë mrekulli.

Raundi i parafundit servir përballje interesante, përfshirë perspektivën e rivalit, Lajpcig. “Demat” renditen në vendin e 5-të me distancë prej dy pikësh nga zona “Champions” (Fraiburg), çka bën të kuptosh se ky konsiderohet si testi i vërtetë në kampin e ekipit më të titulluar në tokën gjermane.

Elementi pozitiv lidhet me “teatrin” ku do të do të zhvillohet sfida, në Mynih. Këlni në transfertë i jep fund rrugëtimit të Bajernit në sezonin 2022- 2023. Përveçse pikëve të plota, atyre u nevojitet qoftë edhe barazim nga verdhezinjtë.

iderit aktualë e nisin marshimin në majë të tabelës ndaj Bohumit, që çel edhe javën e 30-të ligës në transfertë.

Sfida në fjalë merr konotacionin e një derbi të mirëfilltë, evident se çfarë skenash të paparashikueshme mund të atribuohen në rezultatin final, shto faktin se vendësit ndodhen në limitet e mbijetesës dhe fitorja merr më shumë vlera se sa thjesht triumfi në derbi.

“Ujqërit” e Volfsburgut do të marshojnë drejt “Signal Iduna Park” si udhëtues me shpresën për t’i rrëmbyer edhe një barazim kryesuesve, ndonëse pa impenjim specifik rreth pozicionit aktual.

Derbi i borusiave do të shoqërojë Dortmundin në javën e 32-të, sërish në shtëpi. “Mëzat” e kanë dëshmuar se nuk u zihen besë, pavarësisht distancës së konsiderueshme me kupat e Europës.

Rojs me shokë do ta kryejnë ndalesën e fundit si udhëtues për këtë sezon në Bundesligë në Augsburg. Mainc mund të kthehet nga “djall në engjëll” për tifozët bavarezë, pasi ata janë pengesa finale që e dërgon skuadrën e Terziçit në titullin e munguar pas 11 vitesh pritje (sezoni 2011-2012).

Ekipi i Bo Svenson lufton me të drejtë në sigurimin e vendit të 6-të, i cili të dërgon në Konferencë Ligë, 2 pikë më pas se “padronët” e Leverkusenit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat