Seria A, “luftë” për një vend në Champions

Futboll

Seria A, “luftë” për një vend në Champions

Më: 25 prill 2023 Në ora: 14:08
Pamje nga një ndeshje

Fitorja e Atalantës ndaj Romës ka përzier letrat për skuadrat italiane që synojnë të kualifikohen në Ligën e kampioneve për sezonin e ardhshëm.

Pas humbjeve të Lazios dhe Juventusit, sukseseve të Milanit dhe Interit, renditja e Serisë A pas 31 javësh ndryshon përsa i përket emrave të skuadrave që synojnë, pas Napolit, tre vendet kualifikuese për në Ligën e Kampioneve.

Janë nëntë pikë midis bardhekaltërve të Maurizio Sarrit dhe zikaltërve të Gian Piero Gasperinit, një situatë që mund të ndërlikohet më tej, javën e ardhshme të kampionatit të Serie A, duke pasur parasysh ndeshjet Roma-Milan dhe Inter-Lazio.

E nga këtu deri në fund të kampionatit ka duele të tjera të rëndësishme: Milan-Lazio,

Roma-Inter dhe Atalanta-Juventus (java e 34-të), Napoli-Inter e 36-ta, Inter-Atalanta dhe Juventus-Milan në javën e 37-të.

Për të mos folur për dënimin e ri të mundshëm që mund të marrë Juventusi. Aktualisht, renditja pas Napolit, është kjo, Lazio 61 pikë, Juventus 59 pikë, Milan dhe Roma 56 pikë, Inter 54 pikë, Atalanta 52 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat