Allegri në qendër të kritikave

Futboll

Allegri në qendër të kritikave

Më: 28 prill 2023 Në ora: 15:20
Allegri

Allegri “po”, Allegri “jo”.

Megjithëse me ide të ndryshme, mediat italiane kanë protagonist në faqet e tyre të para dhe titujt kryesorë trajnerin e Juventusit.

Pas humbjes me Inter dhe eliminimit nga Kupa e Italisë, tekniku ka përfunduar në qendër të kritikave.

Tifozët në rrjetet sociale janë kundër tij, ndërsa edhe në klubin bardhezi kanë shumë dyshime.

“Tuttosport”, e përditëshmja torineze gjithë e mirë informuar për punët e “Zonjës së Vjetër”, tregon se si Allegri është nën stres dhe kjo konfirmohet nga nervozizmi i theksuar i tij gjatë dhe pas ndeshjes së fundit.

Në të njëjtën linjë është edhe “Kuotidiano Sportivo” dhe të dyja gazetat bashkohen në një tjetër pikë. Problemet me drejtësinë sportive dhe dyshimet për të ardhmen në Europë detyrojnë Juventus të mbajë në pankinë Massimiliano Allegrin.

Më e bindur në këtë opsion është e përditëshmja sportive më e madhe përtej Adriatikut “La Gazzetta Dello Sport”.

Sipas saj, Alegri nuk rrezikon, pasi në klubin bardhezi e kanë marrë vendimin për të vazhduar “martesën”.

Kështu, trajneri nuk rrezikon, të paktën për momentin. Siç dihet, Juventus, përveçëse në fushë luan edhe në gjykata, sportive dhe penale.

Si pasojë, deri në fund të sezonit shumë gjëra mund të ndryshojnë, përfshirë edhe të ardhmen e Massimiliano Allegrit në pankinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat